Ka zgjatur rreth 45 minuta seanca parlamentare e pasdites së të hënës. Kryeministri Edi Rama u është përgjigjur 19 pyetjeve të LSI-së dhe 4 të PS-së. PD-ja nuk depozitoi asnjë pyetje pasi kërkonte debat. Rama foli për integrimin në BE, planin urbanistik të Himarës ndërkohë nuk ka kursyer as ironinë me ish aleatët.



