
Pas konferencës së mbajtur një ditë më parë, Presidenti Ilir Meta i kthehet sërish çështjes së inceneratorëve.
Ai ndan një pjesë nga deklarata e ndjeshme dhe bën thirrje që t’i kthehen popullit shqiptar mbi 400 milionë euro të vjedhura me aferën e inceneratorëve.
U bëj thirrje të arrestuarve të bëhen ‘të penduar’ dhe të tregojnë se kush ju dha garanci për të shkelur ligjet në mënyrë kriminale.
Në konferencë Meta tha se mjafton vetëm dëshmia e ish-ministrit të Financave në komisionin hetimor parlamentar, për të vënë para përgjegjësisë të paktën gjysmën e qeverisë së asaj kohe.
Kreu i shtetit njoftoi se në Presidencë do të ngrihet Komiteti i Transparencës për aferën e inceneratorëve, si dhe paralajmëroi tur transparence për këtë çështje, për të zbardhur këtë aferë.



