
Ekspertja kontabël, Etleva Treska deklaroi në studionin e emisionit “MCN Economy” se ligi për deklarimin e pronarëve fundor ka pasur probleme që në nisje të tij.
Duke vijuar logjikën e saj, Treska thotë se gjobat e vendosura janë aq të larta sa bllokojnë biznesin që në nisje të tij. Sipas ekspertes me deklarimin e pronarëve duhet të merrej QKB-ja pasi atje janë dorëzuar të dhënat që në fillim.
Për mua ky ligj që në fillim pati probleme, bëjnë deklarimet po s’kuptojmë pse penalizohen bizneset pse nuk kanë deklaruar. Kur hapet biznesi ka deklaruar të dhënat. Unë marr gjobë për mos deklarim. Gjobat janë aq të larta sa kur hapet një biznes ka një penalitet të lartë që e bllokon. Nuk e shoh si domosdoshmëri për të pasur një penalitet kaq të lartë. Shoh që kanë dhënë ndërkombëtarët këshilla , por pasi u pa që nuk eci kjo dikur veprimi u krye nga QKB, kur hedh të dhënat të bëhen nga kjo që e merr përsipër.
Për ato shoqëri që kanë bërë pagesën e gjobave, thjesht po i kthen, shteti nuk duhet të shtojë lekë. Nuk e di pse duhet buxhet për t’i dhënë lekët atyre që i ke marrë.
Në QKB kemi analizuar me detaje dhe ata nën 25%. Këtë pjesë mund ta bëjë QKB, sesa t'i krijojë shoqërive këto problematike. Përveç shoqëritë e pësuar dhe shoqatat. Kur u morën penalitete dhe u shtynë afatet, qendra e regjistrimit bëri hedhjen e të dhënave të gjithë shoqërive. Problemi është tek përditshmëria, tek shoqëria që duan të lëvizin paratë. Penalitetet të jetë simbolike dhe jo aq të larta. Vetëm për një përsëritje të të dhënave jepet një penalitet i tillë. Me çfarë baze llogariten penalitet në Shqipëri.



