Studimi zbulon kombinimin vrasës për qelizat kancerogjene

Studimi zbulon kombinimin vrasës për qelizat kancerogjene

Shafrani i Indisë është përmendur prej kohësh si një “vrasës tumoresh”. Por përdorimi i tij në luftën kundër kancerit është penguar nga një karakteristikë që ajo vetë ka: është pak e tretshme në ujë dhe kjo e bën pothuajse të vështirë kalimin e saj në gjak. Por studiuesit e Universitetit të Ilinoisit kanë zbuluar se shafrani mund të bëhet efektiv nëse kombinohet me platin.

Lënda që qëndron në bazë të saj, kurkumina, nëse kombinohet me platinin, arrin të vrasë qelizat tumorale duke copëzuar fillimisht ADN-në e tyre. Edhe pse eksperimentet për këtë duhet të thellohen, kjo mund të shihet si një hap i rëndësishëm në trajtimet e reja kundër kancerit.

“Në terapinë antitumorale, një nga pengesat që dalin është se një numër barnash kanë tretshmëri të ulët. Efektiviteti realizohet vetëm kur ilaçi bëhet i tretshëm në ujë”, thotë Dipanjan Pan, docent i bioinxhinerisë në Universitetin e Ilinoisit.

Pra pavarësisht sesi një ilaç merret nga pacienti, në rrugë orale apo intravenoze, ai përfundimisht duhet të përthithet nga organet e trupit. Rezultatet e studimit janë publikuar në revistën “PNAS”.    

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy