
Presidenti i Italisë Sergio Mattarella në një mesazh për Kryqin e Kuq tha se Italia po e përballon këtë provë të vështirë me energji dhe përgjegjësi.
"Italia po përballet me provën aktuale, të vështirë me energji dhe përgjegjësi. Virusi ka shkatërruar shumë jetë dhe ka lënë imazhe të ngulitura në kujtesën tonë që nuk do t'i harrojmë. Por gjithashtu tregoi aftësinë e mjekëve dhe punonjësve shëndetësorë, që na lejuan të kapërcejmë hapat më kritikë dhe tani të planifikojmë një rinisje. Mësimi i vullnetarizmit është një burim i domosdoshëm i njerëzimit që do të na ndihmojë të hapim një sezon të ri të zhvillimit civil, ekonomik dhe shoqëror ", theksoi Presidenti Mattarella për Kryqin e Kuq.



