
Analisti Ben Andoni komentoi në MCN Live zhvillimet e fundit politike, duke theksuar se pas hapjes së negociatave nuk e shfrytëzon me politika integrimin, por ndodh e anasjellta.
Andoni vuri në dukje problematikat që ka vendi ynë me administratën, ndërsa u shpreh se ka ardhur koha që Shqipëria të ketë një ministri Integrimi, ku duhen disa piketa të përbashkëta me opozitën.
Dita e djeshme ishte cak protokollar, Shqipëria kaloi pragun e negociatave. E rëndësishme është çfarë vjen pas kësaj. Pas mbledhjes së parë, më e rëndësishme është mbledhja e dytë ku përcaktohen piketat reale, se cilat kapituj do hapen. Maqedonisë së Veriut i duhet ndërhyrje në kushtetutë. Shqipërisë do i jepet përparësi të merret me pjesën e drejtësisë, korrupsionit. Deri ditën e djeshme politika ka shfrytëzuar integrimin, tani është integrimi që shfrytëzon politikën. Duhet të krijojë një administratë. Jo thjesht të përshtatim ligjet. Kemi shumë probleme me administratën për shkak të reformimeve të vazhdueshme, ndryshimeve. E gjithë kjo kohë ka qenë pak kaotike. Po të shohësh indikacionët ekonomike, vendi ynë i përditëson më vonë ato. Politika s’do ketë shumë pjesë, barrën do ta ketë burokratët në ministrinë përkatëse. Një kapitull i tmerrshëm do jetë kapitulli i mjedisit. Shqipëria ka bërë masakër në mjedis. Rama me të drejtë e ka pjesën e krenarisë së vet. Që këtej e tutje do duket çfarë administrate ka ngritur. Sa e aftë do jetë me skanimin. Të gjitha kapitujt hapen njëkohësisht, por skanimi fillon i precizuar. Prapë do pengohemi pak sepse Maqedonisë së Veriut do t’i buhet të bëjë një sforcim që të fusë pakicën bullgare në Kushtetutë. Ka ardhur koha që Shqipëria të ketë tani realisht një ministri integrimi me teknikë. Duhen disa piketa të përbashkëta me opozitën. Duhet të kërkohet edhe pjesëmarrja e opozitës”.
Duke folur mbi kryeministrin, Andoni tha:
Kemi një autokracie që po ravijëzohet pak nga pak të z. Rama. Njerëz të opozitës duhet të ishin. Z.Rama është ndonjëherë mbi protokollin e shtetit. Pjesa e servilëve pranë e tij ndoshta e kanë të vështirë të ndajnë disa caqe. Kur vjen puna te elementët teknikë Shqipëria do ketë nevojë për shumë specialistë të huaj. Kapriçot e Ramës do shfaqen vazhdimisht sepse ka edhe një të vërtetë te ajo që tha Rama, cila opozitë do përfaqësohet”.
Andoni tha se PD duhet të ndezë motorët nga shtatori pasi po afrojnë zgjedhjet lokale, dhe s’e s’mund të ushqehet më me retorikë, por aksion dhe përfaqësim.
Është e vërtetë që nga shtatori PD s’mund të ushqehet më me retorikë, duhet të ushqehet me aksion dhe përfaqësim. PD ia kanë bërë të qartë shumë mirë edhe njerëz të brendshëm, që problemi i parë është të identifikojë anëtarësinë, pastaj të shkoj te strukturat. Nëse s’bëhet ky lloj skanimi, kriza do vazhdojë. Shtatori do japë rezultat, sepse PD-së i duhet të ndezë motorat, sepse është 7 muaj para zgjedhjeve lokale. Nëse i humbin edhe këto s’do kenë alibi. Nuk mund të marrësh vota vetëm nga militantët, njerëzit duhet të kuptojnë kush do jenë menaxherët. Askush në PD nuk do më një lidership. Duan të jenë të gjithë kryetarë, paçka s’e s’kanë as mbështetjen e njëri-tjetrit. Z.Berisha gjithë kohën ka improvizuar. Sot jemi dëshmitarë që ai po bën opozitën më të fortë, por gjithsesi është i kushtëzuar, nga njerëzit rreth vetes dhe struktura, që është më shumë nga zona e tij e lindjes. Nëse gjykata i njeh vulën, çfarë partie je? Nuk mund të thotë jam parti konservatore dhe në këtë bilanc ku është e turpëruar në atë që ka bërë me pronat, ish-të përndjekurit, si do ta përballojë këtë front. Nëse procesi i integrimit do vazhdojë me një lloj ritmi, në Shqipëri është e mundur të lindin grupime të reja, që janë të dhëna me liberalizmin”.



