Një zjarr ka shpërthyer në Institutin Serum të Indisë, prodhuesi më i madh i vaksinave në botë.
Struktura po prodhon miliona doza të vaksinës anti-Covid, të AstraZeneca-s dhe Universiteti të Oksfordit.
Median raportuan fillimisht një re gjigande tymi që pushtoi objektin në Pune në Indinë perëndimore. Më pas u njoftua se zjarri kishte përfshirë objektin.
Sipas mediave lokale prodhimi i vaskinës anti-Covid nuk është prekur nga ngjarja. Ende nuk dihen shkaqet dhe rrethanat si nisën flakët.



