“U mora me drogë për të paguar borxhet”, shqiptari shfajësohet pasi e kapin me kokainë

“U mora me drogë për të paguar borxhet”, shqiptari shfajësohet pasi e kapin me kokainë

“I hyra biznesit të drogës për të paguar borxhet”. Kështu është shfajësuar një shqiptar, i cili u arrestua nga policia italiane, që gjatë një kontrolli në makinë i gjeti 600 g kokainë. Shqiptari me profesion murator ka deklaruar në polici se e mori vendimin për t’u bërë korrier i drogës pasi kompania e tij falimentoi.

Mediat italiane shkruajnë se ai u arrestua nga policia rrugore në Arezzo. Pas kontrollit në makinë iu gjetën 600 g kokainë, që në treg arrin vlerën 500 mijë euro.

Lënda ishte fshehur poshtë sediljes së shoferit. Pasi është marrë në pyetje, ai ka deklaruar se kishte vendosur ta bënte këtë punë për të paguar borxhet pas falimentimit të biznesit të tij. Ai është shprehur se nga transporti i kokainës do të fitonte 300 euro.

Policia po heton për të zbuluar se kush qëndron pas korrierit të drogës.

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy