Zv.ambasadori i OSBE-së “mbron” Teatrin (VIDEO)

Zv.ambasadori i OSBE-së “mbron” Teatrin (VIDEO)

Këtë herë ai ka “folur” përmes vargjeve të Migjenit dhe Ismail Kadaresë, poetëve shqiptarë të përkthyer prej tij në anglisht. zv.ambasadori i OSBE-së, Robert Wilton ka qenë një ndër aktorët e mbrëmjes së të hënës në shfaqjen poetiko-muzikore me poezi të rilindasve të vendosur në skenën e Teatrit Kombëtar nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit.

Wilton i është shmangur deklaratave politike, megjithatë dalja e tij në skenë është një qëndrim pro mbrojtjes së godinës së Teatrit Kombëtar, të cilin ai e ka shprehur edhe më parë.

Robert Budina, Regjisor, Aktor: “Kemi novelistin dhe shkrimtarin Robert Wilton, i cili ka përkthyer poezitë e Migjenit dhe të Kadaresë në anglisht dhe ai do të performojë në anglisht edhe për të parë se sa bukur tingëllon poezia shqipe në anglisht. Është në kuadrin e Festivalit për Mbrojtjen e Teatrit dhe natyrisht që ne duam të përcjellim ca mesazhe publikut, për të bërë një shfaqje të angazhuar, ndryshe nga shfaqjet zbavitëse në mënyrë që të përcjellim ato mesazhe, të cilat besoj se e ndihmojnë këtë realitet.”

Krahas zv. Ambsadorit të OSBE-së, Wilton, në skenë janë ngjitur edhe aktorët Anila Bisha, Adriana Tolka, Juli Emiri, Romir Zalla dhe Robert Budina.

Robert Budina, Regjisor, Aktor: “Fjalët e Qiririt është një përmbledhje poetike e rilindasve, të cilët trajtojnë disa problem të shoqërisë së atëhershme që për çudi janë po të njëjtat që, në kuptimin politik e simbolik, i vuajmë edhe sot. Ndaj ishte për t’i thirrur në kujtesë poetët tanë të mëdhenj, për të marrë mesazhet e tyre. Mbase është koha për ta rizgjuar edhe njëherë po të njëjtën ndërgjegje të fjetur të shqiptarëve, siç ka qenë edhe në atë kohë. Me sa duket ne vuajmë po të njëjtat problem kronike në lidhje me demokracinë dhe me shoqërinë tonë. Është një ndërthurje grafike e poezive me grafikat e Avni Delvinës.”

Anila Bisha, Aktore: “Unë kam qenë qysh në fillimet e mia dhe kam qenë konsenguente në qëndrimin tim ndaj mbrojtjes së godinës së Teatrit Kombëtardhe në vazhdën e tij e pranova dhe ftesën nga Robert Budina për të qenë pjesëmarrëse në këtë mbrëmje poetike.”

Krahas vargjeve të Migjenit dhe Kadaresë janë interpretuar edhe poezi të Naim Frashërit, Gjergj Fishtës, Ndre Mjedës, Andon Zako Çajupit dhe Asdrenit.

Shfaqja “Fjalët e qiririt” është zgjedhur të vijë para publikut në njëqindvjetorin e Tiranës kryeqytet ku përmes vargjeve të poetëve shqiptarë kërkohet t’i jepet përgjigje pyetjes së çfarë ka ndryshuar në Shqipëri një shekull më pas.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy