Përplasje në Kuvend/ Rushaj kërkon të diskutohet helmimi në Krujë, Balla: Mos e politizoni

Përplasje në Kuvend/ Rushaj kërkon të diskutohet helmimi në Krujë, Balla: Mos e politizoni

Ka nisur me debate seanca e sotme plenare në Kuvend. Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Alfred Rushaj, ka kërkuar ndryshim të rendit të ditës, në mënyrë që të futet si pikë e parë diskutimi situata e rënduar nga helmimi në Krujë.

Kemi të bëjmë me një papërgjegjshmëri për helimimin e qytetarëve. Kërkojmë që të ndryshohet rendi i ditës dhe të vendoset si pikë e parë diskutimi për situatën emergjentë të krijuar nga ndotja e ujit të pijshëm në bashkinë e Krujës. Kuvendi e ka detyrim që të diskutojë për këtë ngjarje të rëndë që ka çuar në dëmtimet masive të shëndetit të qytetarëve në këtë bashki

Nga ana tjetër, kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, është shprehur se ngjarja në Krujë nuk duhet të politizohet, por sipas tij, duhen pritur autoritetet të bëjnë hetime. Balla tha se nuk mund të ndryshohet rendi i ditës.

Dua t’u uroj shërim të shpejtë. Rezulton të jenë të kontaminuar nga uji i pijshëm prokuroria po bën hetimet. Nuk e di që kuvendi ka atribute të bëjë qoftë e hetime penale qoftë të karakterit mjekësor. Këto duhet ti bëjnë autoritet shëndetësore. Javën e ardhshme Ministrja e Shëndetësisë dhe Ministra i Brendshëm të diskutohet. Hyn si pikë e parë e rendit të ditës në seancën e ardhshme. Është një çështje që nuk mund të hyjë në rend të dite pasi nuk ka një kërkesë për interpelancë për këtë çështje. Çështjet që diskuton Kuvendi nuk janë debate kafenesh. Nuk duhet politizuar ajo çështje.

Ndërkohë që kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla tha se duhet të pritet përgjigja zyrtare dhe rendi i ditës u votua që të vijojë ai që ishte parashikuar.

Mirë është që të presim përgjigjen e organeve kompetente. Bashkohemi me shqetësimin e njerëzve që kanë probleme shëndetësore në Krujë. Është dhe në ndertin tuaj që mos të bëjmë politikë me këto situata. Të presim kohën e duhur. Nuk është koha që të vijojmë me ndryshim të rendit të ditës. Të vijojmë me rendin e ditës.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy