Propozimi i fundit i kryeministrit Edi Rama lidhur me mundësinë e legalizimin e industrisë së kanabisit, për gazetarin e ekonomisë, Klodian Tomorri, me gjithë se propozim zyrtar kësaj rradhe nga goja e vet kryeministri, vjen më shumë si një propozim pa një strategji zhvilimi, aq më pak që ende nuk ka një draft zyrtar lidhur me të.
“Nuk kemi ende një draft zyrtar, dhe ende nuk dijmë se çfarë ka në kokë kryeministri Rama, çfarë do të thotë legalizim i kanabisit mjekësor. Nuk mund të quhet strategji zhvillimi, por do thoja që është një propozim që vjen në kushtet e e nje krize të thellë ekonomie dhe mund t’i japi një frymë ekonomisë. Duke nisur nga eksporti, përfitimi, etj”.
Me gjithë përvojën e Shqipërisë në kultivimin e kanabisit ilegal, sipas Tomorrit, kultivimi i kanabisit mjekësor nënkupton një kompani komplet ndryshe, dhe si e tillë, shteti do të duhej të krijonte një strategji brenda konturave të ligjit, që nëse realizohet, përkthehet në miliona euro përfitime në vit.
“Legalizimi i kanabisit mjekësor kërkon certifikata të tjera, dhe është një industri ndryshe nga ajo çfarë Shqipëria ka zhvilluar deri tani në mëntre ilegale. Është një mundësi ekonomike që mund të shfrytzohet fare mirë në kushtet ku ndodhet ekonomia shqiptare, porse suksesi i saj mbetet për tu parë brenda konturave ligjore dhe mund të gjeneroj mijra euro eksporte dhe vende të reja pune”.
Sipas Tomorrit, nëse kjo do të ndodh, në të ardhmën, parashikohen përfitime prej 100-150 milionë euro në vit, duke marrë shkas edhe nga legalizimi që shtetet fqinje si Maqedonia e Veriut dhe Kroacia i kanë bërë kanabisit mjekësor.
Gazetari i ekonomisë, përkujton se për kultivimin e kanabisit, parashikohen kritere të forta që duhet të plotsojnë fermerët konkurues dhe se paraprakisht qeveria duhet të kryej studime të forta ekonomike lidhur me përfitimet, humbjet, risqet, që mund të sjell prodhimi masiv i kanabisit mjekësor në vend.



