Sulmi në Londër, ja momenti i neutralizimt të vrasësit (VIDEO)

Sulmi në Londër, ja momenti i neutralizimt të vrasësit (VIDEO)

Një grua mbeti e vrarë dhe pesë persona të tjerë janë plagosur rëndë pas një sulmi me thikë në qendër të Londrës gjatë mbrëmjes të së mërkurës. Një emigrant norvegjez (me origjinë somaleze) sulmoi në sheshin “Russell” për motive ende të paqarta një shtetase amerikane, duke i shkaktuar vdekjen, edhe plagosi një tjetër shtetas amerikan, një britanuk, një Australian dhe një shtetas izraelit. Fill pas sulmit agresori ia dha këmbëve duke u munduar t’i shpëtonte autoriteteve por këto të fundit arritën ta neutralizonin në kohë.

 

Një video, tashmë e bërë publike nga mediat britanike dhe e filmuar nga telefoni i një dëshmitareje në vendngjarje, tregon momentet kur agresori u neutrazlizua nga policia britanike me anë të elektricitetit. Pamjet shfaqin agresorin, me ngjyrë, të shtrirë përdhe në gjendje paralize dhe në momentet që është i tëri në duart e policisë.

 

6o - vjeçarja amerikane, viktima e këtij sulmi, sipas dëshmive u sulmua pabesisht nga mbrapa dhe fjalët e saja të fundit ishin: “Ai është ende këtu, ai është ende këtu!”

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy