Paralajmërimi i Papa Françeskut: Ndryshimi i klimës rrezikon shkatërrimin e njerëzimit

Paralajmërimi i Papa Françeskut: Ndryshimi i klimës rrezikon shkatërrimin e njerëzimit

Papa Françesku paralajmëroi të shtunën se ndryshimi i klimës rrezikon shkatërrimin e njerëzimit dhe u bëri thirrje udhëheqësve të energjisë që të ndihmojnë botën për të prodhuar energji alternative të pastër për të shmangur katastrofën.

Këtë shqetësim Papa e ngriti gjatë një simpoziumi me sipërmarrës të lartë të naftës mbajtur në Akademinë Papnore të Shkencës në Vatikan.

"Qytetërimi kërkon energji, por përdorimi i energjisë nuk duhet të shkatërrojë qytetërimin", tha Papa.

Ndryshimi i klimës ishte një sfidë e "përmasave epokale", tha ai, duke shtuar se bota ka nevojë për një energji që të luftojë ndotjen, eliminojë varfërinë dhe të nxitë drejtësinë shoqërore.

"Unë ju inkurajoj duke treguar aftësitë tuaja për inovacion për për të përmirësuar jetën e shumë njerëzve. Me kreativitetin tuaj dhe ekspertizën profesionale ju do t'i përdorni ato aftësi në shërbim të dy nevojave të mëdha, kujdesi ndaj të varfërve dhe mjedisit", deklaroi Papa Françesku.  

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy