Avokati Besart Logu foli në edicionin e lajmeve në MCN TV lidhur me shkeljet e Kodit Zgjedhor nga partitë politike. Ndërsa evidentoi disa shkelje të PS-së, nga tenderat, punësimet, keqpërdorimi i burimeve njerëzore, Logu thekson se mungon vullneti nga KQZ për ndalime dhe penalitetet janë të papërfillshme.
Kodi Zgjedhor ndalon për 4 muaj çeljen e tenderave, punësimin e personave të caktuar dhe përdorimin e burimeve, sipas përcaktimit që bën Kodi Civil. Me burime kemi të bëjmë me sende të luajtshme dhe të paluajtshme, kapitalet, aksionet e institucionet dhe enteve publike dhe burimet njerëzore. Te burimet njerëzore, ka keqpërdorim nga pushteti është platforma e ‘Aktivistit’ dhe sistemi i patronazhimit, që janë punonjës të administratës dhe aktivistë të PS. Monitrojnë punonjësit, shantazhojnë dhe ndikojnë direkt në orientimin e votës, shpërndarjen e aktiviteteve në rrjetet sociale. Kodi bën ndalimin edhe të aktiviteteve me karakter publik dhe ngarkon një punonjës që të mbajë kontakte me KQZ-në mbi raportimin e aktiviteteve. Përgjithësisht këto ndalime nuk respektohen.
Brenda këtij afati, 4 muaj para datës së zgjedhjeve nga bashkitë janë tenderuar 420 milionë euro tendera, kujtojmë këtu edhe për gjelbërim. Kryebashkiakja e Durrësit mendon për gjelbërimin dy muaj para zgjedhjeve, brenda afatit të ndalimit! Kemi edhe rastin e OST-së me dy tendera brenda një afati një javor. Ndalimet janë të parashikuara në Kod, por mungon vullneti nga KQZ dhe penalitetet janë në vlera të papërfillshme.
Paratë kalojnë nëpërmjet mekanizmave partiakë, depërtojnë në elektorat, që janë të pamundur ekonomikisht dhe e shesin kollaj votën. Përfshirja e kryebashkiakëve, përveçse është ndaluar, bëhet me orientim nga Tirana, dhe nisur nga fakti që këta kryebashkiakë kanë 4 vite që qeverisin vetëm të qetë. S’kanë pasur oponencë në punën e tyre. Qeveria bën shpërblimin e pensionistëve me 5 mijë lekë të vjetra. Kemi premtimin e kryeministrit për rritje pagash. Të gjitha këto vijnë për një arsye të vetme, bashkitë e majta në 14 maj do dalin përpara pasqyrës, do përballen me veten, me punën e tyre. Marrim Veliajn, çfarë do t’i thotë elektoratit, përse nuk u shtrua një rrugë e caktuar, përse nuk pastrohen koshat më shumë se një herë në ditë, premtimi i ujit 24 orë. S’mund të thotë që s’kemi fonde, sepse për inceneratorët paraja shkonte lumë”.
Lidhur me kohën televizive Logu thekson se PD kërkoi që minutazhi në televizionet kombëtare të dallojë nga aktiviteti privat, sikurse ndodh në rastin e RTSH-së.
Ka dy kategori, parlamentare ose jo parlamentare. Për partitë parlamentare me më shumë se 20 ulëse, parashikohet një minutazh jo më pak se 30 minuta. Për partitë jo parlamentare, minutazhi është 10 minuta. Ky është minutazh është falas në RTSH, dhe kundrejt pagesës në tv private. PD e rregulloi edhe këtë moment. Vlerësuam që TV që mban një licencë kombëtare, duhet të dallojë nga një aktivitet privat. TV me licencë kombëtare kanë audiencën më të madhe”.
Ai shtoi se debati i dy PD-ve është më tepër në planin politik, pasi në planin juridik ka vetëm një parti, Partia Demokratike.
Lidhur me financimin e partive ai vuri në dukje se propozimi i PD është që financimi të jetë 100 për qind me fonde publike.
Një propozim tjetër është për financimin e partive politike, ku propozojmë që financimi të jetë 100 për qind nga fondet publike. Paranë Cash dhe fluksin informal nuk e ndalojmë dot. Ajo që mund të bëjmë është që të ulet mundësia e subjekteve për t’i përdorur këto para. Sot PD ka hyrë vetëm me fondin e dhënë nga shteti, rreth 1 mln dollarë. Kemi Rithemelimin që për një vit e gjysmë lëviz në gjithë vendin, merr salla me qira, paguan autobusë, flamuj, të gjitha këto kanë goxha kosto. KQZ i ka dhënë PL 15 milionë lekë të reja, një vlerë që s’përkon me fushatën që kanë bërë deri më tani. KQZ duhet ta nisë hetimin administrativ. KQZ ngarkohet nga Kodi Zgjedhor për monitorimin e subjekteve. Penalitetet që ka janë të papërfillshme, 1 a 1,5 mln lekë të vjetra për çdo shkelje. Berisha-Meta- Rama janë trekëndëshi i Bermundës që financohen nga të njëjtat burime, si nga oligarkët ashtu edhe krimi i organizuar”.



