Vaksinimi me detyrim ka ngjallur revolta në Kanada, ku qindra drejtues kamionësh kanë mësyrë në kryeqytet me mjetet e tyre në formë proteste. Ata iu drejtuan Parlamentit duke kundërshtuar pasaportën e vaksinimit.
Lëvizja u nxit nga një mandat vaksine javën e kaluar për kamionistët që kalojnë kufirin SHBA-Kanada, pasi qeveria kanadeze urdhëroi shoferët të vaksinohen kundër Covid-19.
Me flamuj kanadezë e banderola me thirrje për liri kamionistët iu bashkuan mijëra protestuesve të tjerë të zemëruar nga masat anti-covid shpesh duke valëvitur flamujt dhe tabelat kanadeze që përçmonin kryeministrin Trudeau.
Kryeministri i vendit, Justin Trudeau, i quajti kundërshtarë të shkencës dhe të shoqërisë.



