
Katër protestuesit e arrestuar më 20 shkurt në protestën e opozitës para Kryeministrisë janë liruar pas vendimit nga Gjykata e Tiranës.
Gjykata dha masën "detyrim paraqitjeje" për Kindi Toli, Andrea Malia, Bledar Kola, Ismet Stefanis.
Seanca u ndoq edhe nga deputetët e opozitës. Katër protestuesit janë Kindi Toli, Andrea Malia, Bledar Kola, Ismet Stefanis.
Siç njofton gazetari Mariglen Kume, ata ishin arrestuar për incidentet e ndodhura gjatë protestës së opozitës ndëkrohë që PD ka bërë ankimim në AMP për tre efektivët policor për dhunë ndaj protestueve në protetsën e 20 shkurtit.
Janë lënë të lirë, vetëm nën masën e detyrimit të paraqitjes, katër protestuesit e opozitës, të cilët gjatë një demonstrate të mbajtur më 20 shkurt, kanë hedhur mjete piroteknike dhe molotovë drejt Kryeministrisë.
Seanca është ndjekur edhe nga deputetët e Rithemelimit.
Kreu i grupit parlamentar të PD Gazment Bardhi ka folur pas vendimit për lirimin e 4 protestuesit të 20 shkurtit.
Ai tha se ditën e djeshme është dorëzuar një kallëzim penal dhe ankimim në AMP në lidhje me punonjësit e policisë të cilët kanë ushtruar dhunë ndaj protestuesve të shoqëruar.
Ai shtoi se efektivët janë identifikuar ndërsa siguroi se përgjegjësia që ata do të mbajnë është penale dhe personale. Bardhi tha se kushdo që ushtron dhunë të kësaj natyre, ka mllef personal dhe shkel ligjin.



