Koronavirusi, pezullohet seanca plenare në Kuvend

Koronavirusi, pezullohet seanca plenare në Kuvend

Kryetari i Grupit Parlamentar socialist Taulant Balla njoftoi të mërkurën se Kuvendi nuk do të mblidhet në seancën plenare të së enjtes.

Sipas tij, ky është një vendim që vjen në kuadër të angazhimit për masat kundër koronavirusit.

Megjithatë, Taulant Balla thotë se deputetët do të vijojnë të punojnë në komisionet parlamentare.

Masat shtrënguese do të vijojnë sipas planit dhe kontributi i çdo qytetari është esencial për përballimin me sa më pak pasoja të armikut të padukshëm që kërcënon shëndetin tonë e të njerëzve më të dashur rreth nesh. Të bashkuar, një shtet një familje”, tha Balla.

10 është numri i të infektuarve me koronavirus në Shqipëri, por vetëm 3 prej tyre janë të shtruar në spitalin Infektiv në QSUT, dhe një në spitalin Infektiv në Durrës, rezultate të dala pozitive nga 114 analiza që janë kryer deri më tani në laboratorin e ISHP-së.

Zv. Ministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli deklaroi se pritet një rritje e numrit të rasteve duke kërkuar nga qytetarët respektimin rigoroz të urdhrave dhe të masave të përcaktuara nga autoritetet.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy