Një ngjarje shokuese ka ndodhur në Itali ku protagonist kanë qenë përsëri shqiptarët. Një 17-vjeçare shqiptare e cila kishte shkuar për festat në Itali u rrëmbye dhe u përdhunua për katër ditë rresht me qëllim për ta detyrurar atë të prostituonte.
Por ajo që është më interesante se personi i cili kreu këtë aktë është një bashkombas si saj 42-vjeçar I cili është arrestuar nga policia.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Campania të Italisë, ku sipas mediave italiane, prej 4 ditësh 17-vjeçarja rezultonte e zhdukur. Për këtë arsye, pas denoncimit nga familjarët, policia nisi hetimin, duke zbuluar edhe ngjarjen e rëndë.
I gjithë hetimi nisi në fillim si një “rebelim” i 17-vjeçares ndaj familjes, por kur një i afërm i minorenes denoncoi mëngjesin e 24 dhjetorit zhdukjen e 17-vjeçares, policia nisi hetimet në të gjitha pistat e mundshme.
Pas disa orësh, në familjen e saj mbërrin lajmi se ajo kërkon pasaportën. Duke shfrytëzuar këtë rast, policia inskenon kurthin ndaj shqiptarit, me qëllim zbulimin se çfarë po ndodhte me minorenen.
Sipas mediave italiane, në momentin e dhënies së pasaportës, në takim ishin dy femra, ndërsa pas kësaj karabinierët janë vënë në ndjekje të minorenes. Në momentin që kjo e fundit takohet me një djalë, ndërhyn policia. Kaq ka mjaftuar që vajza të shpërthejë dhe të tregojë para policisë të gjithë ngjarjen e rëndë që kishte kaluar.
Nga hetimet u zbulua se 17-vjeçarja ishte rrëmbyer pasi shqiptari e kishte mashtruar. Ajo u mbajt e mbyllur brenda për 4 ditë pa ngrënë, dhe e përdhunuar. Sipas policisë italiane, qëllimi i 42-vjeçarit, shqiptar, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, ishte ta detyronte 17-vjeçaren të prostituonte.



