Producenti i Hollivudit, Harvey Weinstein, është dënuar me 23 vjet burg.
Gjykatësi James Burke mund ta kishte dënuar ish-shefin e Miramax nga minimumi pesë vjet në maksimum 29.
Ai vendosi 20 vjet burg për akuzën e sulmit seksual të asistentes Miriam Hailey dhe tre vjet për marrëdhënie seksuale jo konsensuale me aspiranten për aktore, Jessica Mann.
Dy dënimet duhet të zbriten vazhdimisht. Në seancat gjyqësore kanë folur si i akuzuari, edhe akuzueset.



