Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka hapur zyrtarisht garën për koncesionin e rrugës Milot-Balldre. Projekti do të jetë një investim privat dhe operatori ekonomik duhet të sigurojë i vetëm financimin dhe të bëjë ndërtimin, operimin e mirëmbajtjen e rrugës, ndërsa të ardhurat t’i gjenerojë nga vendosja e pagesës. Afati i koncesionit është 35 vjet dhe vlera e projektit përllogaritet në 364.7 milionë euro për 17.2 km, brenda të cilave përfshihen edhe një tunel dhe dy ura.

Ky segment do të lidhet me rrugën Thumanë-Kashar, e ndërtuar rishtas, si edhe me Rrugën e Kombit, ndërsa kostot e diferencës së trafikut do të mbulohen nga qeveria.

Objekti i kontratës Projektim, ndërtim, operim, mirëmbajtje, rehabilitim dhe transferim i segmentit rrugor “Milot-Balldre”.

2.Forma e kontratës Projektim, ndërtim, operim, mirëmbajtje, rehabilitim dhe transferim 3. Vlera e Totale e parashikuar për Kontratën është 364’732’924 EUR pa TVSH.

Në këtë vlerë përfshihen shuma e Vlerës së Projektimit , Vlerës së Operimit, vlerës së Mirëmbajtjes rutinë dhe kapitale.

– Vlera e parashikuar e Projektit është 3’650’964 EUR pa TVSH (Projektimi) plus 182’548’198 EUR pa TVSH (Ndërtim, rehabilitim) plus 10’122’482 EUR pa TVSH (Sistemi i Pagesës (toll).

-Vlera e parashikuar e Operimit është 84’979’849 EUR pa TVSH (Operimi) – Vlera e parashikuar e Mirëmbajtje Rutinë dhe Kapitale është 83’431’431 EUR pa TVSH, thuhet në dokumentet e tenderit.

Kjo është hera e dytë që hapet gara për këtë segment rrugor. Në vitin 2019, koncesioni u mor nga kompania ANK. Në fillim shifra për ndërtimin e Milot – Balldre (dalë nga studimi i fisibilitetit) është publikuar 161 500 000 Euro pa TVSH, por më pas ajo shkoi në 217 318 500 euro, plus TVSH.

Në fillim shifra për ndërtimin e Milot – Balldre (dalë nga studimi i fisibilitetit) është publikuar 161 500 000 Euro pa TVSH. Presidenti Meta, në atë kohë e ktheu koncesionin sërish për rishqyrtim në Parlament. Në argumentet e presidentit thuhej mes të tjerash se kompanisë që kishte paraqitur propozimin e pakërkuar të këtij projekti iu dha e drejta më pas që të negocionte çmimin, duke e rritur në 256 milionë euro.