Gazetari Mariglen Kume në MCN Live ka komentuar konferencën e fundvitit të kryeministrit Edi Rama një ditë më parë me gazetarët të cilën e konsideroi si një rekord për shkak të kohëzgjatjes që ajo pati.
Ai tha se refuzoi të jepte shifra konkrete dhe refuzoi të fliste për ekonominë, ndërsa theksoi se një nga çështjet më të nxehta është rasti i kryebashkiakut Veliaj për të cilën u shpreh se mund ta përdorë deklaratën e Ramës për të kërkuar azil politik sepse kur thotë kryeministri i vendit që i rrezikohet jeta familjare mund të merret dhe si një veprim i tillë.
Ishte një konferencë rekord sepse dhe në vitin që po lëmë pas konferencat e kryeministrit për ti dhënë përgjigje gazetarëve kanë qenë të radha dhe dje ai vendosi një rekord për 3 orë që zgjati konferenca ku pjesën më të madhe e zuri fjala që mbajti Rama duke u ndalur te disa çështje.
Ai refuzoi të jepte shifra konkrete dhe refuzoi të fliste për ekonominë. U ndal pikërisht te NATO, aktiviteti që pritet të ndodhë në Shqipëri.
Çështja që tërhoqi më shumë vëmendje dje ishin deklaratat e Ramës në lidhje me rastin e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj, e cila është dhe çështja më e nxehtë dhe tek ajo që u ndal këtu unë e pash në një këndvështrim të tillë, që një ditë më parë në zërin e Amerikës Rama nga deklaratat nga VOA te konferenca dje ishin të ndryshme. Te zëri Amerikës i flet një audience tjetër dhe aty mesazhi është më i qartë që askush nuk është i paprekshëm dhe të gjithë mund të hetohen, ndërsa dje mbajti një tjetër qëndrim.
Të gjitha sinjalet mund të tregojnë se mund të ketë një lëvizje të tillë sepse Veliaj mund ta përdorë deklaratën e Ramës për të kërkuar azil sepse kur thotë kryeministri i vendit që i rrezikohet jeta familjare mund të merret dhe si një veprim i tillë.
Kjo dosje është shumë e nxehtë për Veliajn edhe pse ata thonë se ka prova për të vërtetuar këtë akuzë, ndaj dhe kanë ndodhur këto lëvizje. Veliaj i reagoi Berishës me një gjuhë të ashpër duke e akuzuar në masë dhe tha se ishte një takim i planifikuar më herët në SHBA, por në asnjë rast Veliaj s’ka dhënë asnjë axhendë se më kë është takuar në Amerikë ku kanë kaluar tre ditë nga vizita e tij aty.



