Kamionçina me gurë bie mbi një banesë në Bulqizë, humb jetën i zoti që ndodhej në oborr

Kamionçina me gurë bie mbi një banesë në Bulqizë, humb jetën i zoti që ndodhej në oborr

Rënia e një kamionçine me gurë mbi një banesë në Bulqizë i ka marrë jetën të zotit të shtëpisë.

Në fshatin Shtushaj në Bulqizë, shtetasi A.T., 39 vjeç, duke ngarkuar automjetin e tij tip kamionçinë me gurë, nuk ka siguruar mirë automjetin dhe si pasojë automjeti ka rrëshqitur duke rënë në banesën e shtetasit I.D., rreth 55 vjeç.

Shtetasi I.D., në momentin e rënies së automjetit ndodhej në oborrin e banesës dhe për pasojë ka humbur jetën, pasi e ka goditur automjeti.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Bulqizë për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij aksidenti.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy