I ftuar në studion e TemaTV, Drejtori ekzekutiv i organizatës Lëvizja Europiane në Shqipëri Gledis Gjipali, e ka cilësuar si një hap të madh drejt BE, raportin pozitiv të BE mbi ecurinë e reformave në vend, pasi tani marrëdhëniet e Shqipërisë dhe BE kanë hyrë në kanale më të ngushta.
Ndërsa sa i përket marrëdhënieve të tensionuara me Greqinë, Gjipali është shprehur se kjo nuk do të përbëj problem.



