Tiranë, dështon takimi i liderëve politik shqiptarë të Maqedonisë me Ramën

Tiranë, dështon takimi i liderëve politik shqiptarë të Maqedonisë me Ramën

Takimi i thirur nga kryeministri Edi Rama për të ulur në një tavolinë katër liderët politik shqiptarë të Maqedonisë, ka dështuar.

Ali Ahmeti i BDI-së, Bilall Kasami i Lëvizjes BESA, Ziadin Sela i LR-PDSH-së dhe Menduh Thaçi i PDSH-së, me ftesë të kryeministrit Rama, do të uleshin në një tavolinë në Tiranë pasditen e sotme por nuk ishte e mundur.

Shefi i kabinetit të Ali Ahmetit, Artan Grubi ka konfirmuar për gazetën Koha se takimi është dashur të mbahet të martën pasdite, mirëpo për shkak të angazhimeve të Ahmetit, nuk ka udhëtuar drejt Tiranës.

“Tentativa është nesër (e mërkurë) megjithatë akoma e pakonfirmuar ngase ne jemi ekstremisht të zënë”, ka thënë Grubi. Ndryshe, në këtë takim, Rama do të mundohet të gjejë mundësinë që katër liderët shqiptarë të paraqiten me një Program të përbashkët para mandatarit të ardhshëm maqedonas për formimin e Qeverisë.

Megjithëse askush nga partitë politike shqiptare në Maqedoni nuk kanë pranuar të flasin se cila do të jetë tema kryesore e takimit një gjë është e sigurt: Tirana zyrtare ka vendosur të tregojë qasje të re më serioze të Shqipërisë ndaj subjekteve në Maqedoni, sidomos pas zgjedhjeve të 11 dhjetorit, shkruan "Koha" e Shkupit.

Paraprakisht gjatë ditës së sotme portali Zhurnal shkroi se nga Kryeministria në Tiranë kanë deklaruar se janë thirrur liderët e partive shqiptare të Maqedonisë. Sipas raportimeve më të fundit thuhet se Ziadin Sela është takuar veç me kryeministrin.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy