
Sekretarja e Degës së PD në Sarandë, Matilda Qurku tha sot nga studio e lajmeve të MCN TV se në degën e Sarandës në të cilën ka 140 delegatë kanë firmosur në mbështetje të Foltores 100 prej tyre.
E pyetur nëse do të mbështesë shkarkimin e Bashës, Qurku tha se nëse Kuvendi konfirmon shkarkimin e Bashës atëherë ky do të jetë vullneti i bazës.
Intervista:
Do jeni në Foltore?
Qurku: Berisha do jetë në qytetin tonë ditën e premte dhe do ta pres Berishën në Sarandë.
Ka qarkulluar një lajm për një përplasje mes Ina Zhupës dhe Zotit Vaso.
Qurku: Jemi secili nga ne madhor dhe mban secili prej nesh mban përgjegjësitë e veta dhe respekton mendimin ndryshe. Ju jeni në dijeni të debatit që ka ndodhur në grupin e Whatsap dhe secili ka pasur qëndrimet e veta.
Jeni pro Bashës apo Berishës?
Qurku: Dega e Sarandës ka 140 delegatë nga të cilët 100 kanë firmosur dhe shumica është në mbështetje të Foltores. Nëse Kuvendi konfirmon shkarkimin e Bashës atëherë ky është vullneti i bazës.
Duhet të jetë Berisha kryetar i PD?
Qurku: Berisha është lideri historik dhe ka histori suksesesh dhe histori jo të mira, por nuk mund të deklaroj votën time sepse është e fshehtë, por jam e bindur që demokratët do të zgjedhin drejt.



