Liberalizimi për pakicat në RMV, Hoti: Situata e rrezikshme, kërkohet një paketë konsensuale

Liberalizimi për pakicat në RMV, Hoti: Situata e rrezikshme, kërkohet një paketë konsensuale

Kryeministri Rama do të mbledhë nesër në një takim në Tiranë krerët e partive politike nga Maqedonia e Veriut. Lidhur me këtë çështje pedagogu i marrëdhënieve ndërkombëtare Dritan Hoti deklaroi përmes një lidhje “Skype” me studion e lajmeve të MCN Tv se lëvizja e kryeministrit është normale dhe se ky takim do të jetë simbolik edhe në kontekstin që faktori shqiptar në RMV ka evoluar vit pas viti.

Duke vijuar shpjegimin e tij, Hoti tha se nuk ka asgjë të keqe nëse nesër bashkëbisedohet për ndryshimet kushtetuese, pasi kjo gjë mund të bëhet në funksion të ruajtjes së vazhdimësisë së ekuilibrave të brendshëm politik të Maqedonisë së Veriut e cila është dhe menteshë kryesore në ruajtjen e stabilitetit në Ballkan.

Më tej, Hoti tha se në RMV kërkohet një paketë konsensuale që t'i japë satisfaksion edhe Bullgarisë, por duke ruajtur vazhdimësinë politike të entitetit shtetëror.

Është lëvizje normale, në nivel protokollar një ftesë e Ramës për fraksionet politike që janë aktive në RMV.  Por deklarata e Tiranës është në kontekst ndryshe krahasimisht me takimin e  ditës së nesërme. Faktori shqiptar në Maqedoni vit pas viti ka avancuar në integrimin e  tij kushtetues në Maqedoni, është në situatë më të favorshme në krahasim me të shkuarën e tij, takimi është simbolik.

Tirana zyrtare mund të përfshihet në funksion të ruajtjes së vazhdimësisë së ekuilibrave të brendshëm politik të  Maqedonisë që është shteti menteshë kryesor sa i përket stabilitetit në Ballkanin Perëndimor, mund të ketë një inkurajim të Tiranës per një qendrim të unifikuar të faktorit shqiptar që i shkon për shtat ruajtjes të vazhdimësisë së stabilitetit politik. Në këtë rast do të ishte e mirëpritur dhe s’do të kishte asgjë të dëmshme në këtë bashkëbisedim shqiptaro-shqiptar. E rëndësishme që Maqedonia të evoluojë duke ruajtur ekuilibrat e brendshëm etnik që janë dhe kushti kryesor për vazhdimësinë e jetës politike të këtij vendi.

Realitet nuk janë analoge. Në Shqipëri kemi popullsi dërrmuese shqiptare dhe kemi minoritete të vogla. Në RMV kemi objeksion zyrtar të Bullgarisë përkundrejt gjuhës dhe identitetit të Maqedonisë së Veriut. Është më e komplikuar, dhe e rrezikshme, kërkohet një paketë konsensuale që mund të adoptohet në  parlamentin e Maqedonisë që të jetë racionale dhe proporcioanale që mund t’i japë satisfaksion kërkesave të Bullgarisë, por duke ruajtur vazhdimsinë politike të entitetit shtetëror të Maqedonisë së Veriut.  Nuk ka një krahasim një modeli shqiptar në lidhje minoritet ekzistuese në Shqipëri me gjendjen në RMV.

Faktori shqiptar është i pjekur politikisht. Faktori shqiptar ishte vendimtar në referendumin për aderimin e saj në NATO dhe aderimin në Perëndim.  Përtej takimit të nesërm ata janë aq të pjekur politikisht sa do dinë të orientohen duke i shërbyer gjendjes aktuale në Maqedoni dhe ekuilibrave të brendshëm atje, vazhdimsisë së një Maqedonie Perëndimore. Nuk ka vend për panik.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy