
Në studion e lajmeve të MCN tv, gazetari Mentor Kikia tha se qeveria duhet t’i këshillojë fermerët, por duhet ta bëjë këtë mbi baza shkencore. Kikia tha se bujqësia shqiptare ka vuajtur historikisht nga direktiva të dhëna nga kryeministra dhe ministra në mënyrë të pastudiuar. Përtej mungesës së opinionit shkencor për bujqësinë, Kikia thotë se është e domosdoshme të konkurrojmë me rajonin edhe me teknologjinë.
Në Shqipëri kanë qenë mbi 10 institute kërkimore në fushën e bujqësisë. Janë rrafshuar, sot nuk kryhet asnjë studim. Ka ndryshuar klima, por në Shqipëri nuk ka asnjë person që merret me efektet e klimës në bujqësi.
Sot ne duhej të flisnim për implementimin e teknologjisë, të ngremë shkallën e modernizimit në bujqësi. Në kushtet kur flitet për Ballkanin e Hapur, kur vendet fqinje kanë bujqësi të përparuar, nuk i matim dot forcat duke thënë pastruam kanalet. Qeveria duhet të orientojë tregun. Nëse nuk ka treg për një produkt, u duhet thënë bujqve të mos e kultivojnë. Sukses është shitja, nëse krenohemi me prodhimin kemi marrë fund.
Lidhur me protestën e paralajmëruar nga PD-ja më 7 korrik, Kikia tha se do të jetë prova e Sali Berishës si kryetar PD-je.
Do të jetë një demonstrim i forcës së Berishës. Protesta e PD është një përpjekje për të përuruar Berishën si kryetar i PD. Është një mënyrë për të përuruar shtratin përmes të cilit do të bëhet opozitë... 7 korriku është gjimnastika e parë e opozitës për të bërë opozitë.



