Gazetari Ferdinand Dervishi tha në studion e lajmeve të MCN Tv se kërcënimet dhe shantazhet e drejtorit të televizionit Endri Meksi janë një ngjarje shumë e rëndë, aq më tepër që janë të përsëritura dhe nuk zbulohen nga organet kompetente.
Duke vijuar Dervishi tha se ndërsa shteti ‘po fle gjumë’, gazetarët e MCN Tv janë të terrorizuar.
Është ngjarje që na ka prekur të gjithëve. Na ka habitur se është e përsëritur. Nëse kemi një ngjarje në 10 mars, e mblodhëm mendjen, ndodhi një kërcënim për të goditur pronarin. E morëm vesh që u hapën kamerat, është Audi, njerëz me shkopinj. Ka një ngjarje, të paktën nuk duhet të përsëritej me të njëjtin skenar. Kemi mësuar që pas pak ditësh policia del dhe thotë i identifikuam. Po prisnim këtë si pjesë të dytë. Shkojmë dhe biem në një pjesë të dytë të historisë që përsëritet. A ka shtet në këtë vend apo jo. Çfarë bëri policia, prokuroria? Si ka mundësi që të vijë e njëjta makinë, e njëjta Audi i bardhë. Po sikur të kishte ndodhur e keqja? Nuk është turp për një shtet të tërë? Për të mos folur për terrorin që është hapur tek gazetarët. Ça të bëjmë, të marrim kallashin e të dalim në tarracë si në 1997? Gazetarët dhe pronarët e mediave nuk janë shpërndarës picash. Gazetar kanë një mision, dhe pronarët e mediave sigurisht.
Kur gazetarët marrin një opinion publik për një skandal, korrupsion dhe e publikojnë i bëjnë një shërbim të madh shoqërisë. Jemi kërcënuar, është turp të mendosh që para 26 vjetësh shteti ka funksionuar më mirë në një rast ku jam implikuar unë.
Në 2026 shteti po fle gjumë! Të vijë e njëjta makinë në një hark kohor 2-3 javë, mbase të njëjtin njerëz brenda. I shoh gazetarët të terrorizuar. Duan të mbarojnë shpejt punët e veta dhe të ikin nga dera mbrapa. MCN është i vetmi televizion që disa çështje të forta i mban shumë lart dhe i mban aty ku duhet të jenë.
Dervishi hodhi dyshime se si një patrullë policie që qëndronte prej vitesh pranë një banke afër MCN Tv, prej një muaji nuk ndodhet më aty.
Deri dje, pa ndodhur kam parë një patrullë policie tek BKT, 10 metra larg portës sonë. Nuk i shoh më prej 1 muaji. Ata mund të kenë ikur për arsye krejt të ndryshme, por ne jem vëzhgues dhe është dhe kjo që të ngre pikëpyetje se pse nuk janë më. Ata nuk ruanin MCN. Pse ikën, ishin prej vitesh aty.
Policia nuk e ka kuptuar çfarë po ndodh dhe si duhet të vendoset ajo para një rasti të tillë, është shumë e rëndë që përsëritet akti ndaj një pronari medias. Është njëlloj si të goditet një person shumë i njohur në Shqipëri.
Nuk dua të besoj se ata kanë marrë urdhër. Nuk besoj që Policia ka vajtur në këtë derexhe. Kanë qenë të kujdesshëm me personazhe të njohur. Nëse kemi vajtur themi që policinë e ka pasur Agasi dhe e drejton akoma, meqë pronari i bie aferave të AKSHI-t.
Pata komunikim me kryeprokurorin e Tiranës, më tha që po bëjmë punën. Po të futesh në zyrën e një prokurori do futesh me kujdes se mund të bjerë një dosje në kokë. Se ka dosje që ngrihen deri në tavan,. Siç duket merret një prokuror me 2 mijë çështje. Prokurori i Tiranës thotë do merremi me këtë çështje. Prokuroria duhet të hetojë dhe ta marrë seriozisht, nuk është një ngjarje që i ndodhi një picieri aty.



