
Bashkëthemeluese e Koalicionit Pro Jetës deh familjes, Lindita Pano në një lidhje skype në Zgjohu me MCN’ ka folur lidhur me reklamimin e jetës luksoze që të rinjtë shqiptarë bëjnë përmes rrjeteve sociale.
Ajo tha se ky është njëlloj presioni mbi brezin e ri, ndërsa u shpreh se i vjen keq kur shumë të reja janë gati të shesin gjithçka për të pasur një çantë firmato.
Sipas saj shumica e të rinjve nuk e kanë mundësinë, madje shumë lidhen dhe me persona më të mëdhenj në moshë dhe janë gati të bëjnë kompromis për tu lidhur me ta për të pasur këto të mira materiale.

Këto vajza influencuese prandaj janë bërë të tilla për këto postime dhe ato janë koshiente se këto video shesin, pëlqehen nga vajzat e tjera apo të rinjtë e tjerë. Mua më vjen keq të shoh presionin mbi brezin e ri tani, sepse është presion në njëfarë mënyre sepse është bombardimi nga rrjetet sociale, mediat, filmat, nga çdo drejtim është i presion mbi të rinjtë.
Më vjen keq sepse dëgjoj shpesh raste që vajzat shqiptare janë gati të shesin gjithçka për një çantë Gucci apo një gjë e tillë, kjo lidhet jo thjeshtë me presionin por dhe me të qenurit i ri dhe do kuptojnë se me kalimin e kohës ato që kanë kërkuar s’kanë qenë dhe aq të rëndësishme sa i kanë menduar më parë.
Mendoj se është një grup shumë i vogël që i kanë prindërit me mundësi të tilla ndërsa pjesa tjetër mundohet të qëndrojë në standardin e të tjerave, gjërat e të dukurit duke mos i pasur origjinale por ti tregosh të tjerëve se i ke për mua është dhe shenjë inferioriteti.
Shumica e të rinjve nuk e kanë mundësinë madje shumë lidhen dhe me persona më të mëdhenj në moshë sepse mendojnë se ai mund ti plotësojë dëshirat e tilla vajzave të reja dhe janë gati të bëjnë kompromis për tu lidhur me ta për të pasur këto të mira materiale dhe kjo është për të ardhur keq.
Pastaj nga ana tjetër jo çdo gjë që shihet në instagram është e vërtetë ka kaq shumë filtra, fasadë, show sa nganjëherë është e frikshme sepse kjo shkakton presion dhe mbi pjesën tjetër të të rinjve.
Fëmijët tanë duhet ti shohim dhe ti ndihmojmë, sepse nuk është vetëm familja janë dhe shkolla dhe edukimi në media. Shumë emisione televizive flasin për këto fenomene. Vajzat shqiptare janë vajza me shije ju pëlqen të vishen dhe në kohën kur s’kemi pasur mundësitë janë munduar të jenë korrekte.



