Komisioni Venecias publikon përkthimin zyrtar të Vettingut, sot vendimi

Komisioni Venecias publikon përkthimin zyrtar të Vettingut, sot vendimi

Pas kërkesës së bërë nga Gjykata Kushtetuese për ligjin e shumë diskutuar të Vettingut, Komisioni i Venecias pritet ta bëjë sot publik opinionin e tij. Ekspertët e Venecias pritet t’i qëndrojnë besnikë versionit ekzistues, duke theksuar se ligji nuk shkel asnjë nga Konventat Ndërkombëtare. 

Opinioni i Komisionit të Venecias do t’i shërbejë Gjykatës Kushtetuese për të patur një optikë më të zgjeruar mbi Ligjin e Vettingut, por do të jetë Gjykata Kushtetuese, ajo që do të vendosë nëse ligji bie ndesh me Kushtetutën, bazuar në pretendimet e ngritura nga opozita në kërkesë padinë e saj.

Ligji i Vettingut ka shkaktuar debat ditët e fundit për shkak se opozita gjeti gabime në variantin a parë të ligjit në përkthimin Anglisht, që iu dërgua Venecias dhe për këtë fajësoi misionin “EURALIUS”.

Ky është opinioni përfundimtar, në përgjigje për Gjykatën Kushtetuese e cila e ka pezulluar ligjin e Vettingut, më të rëndësishmin e reformës në drejtësi dhe futur klasën politike në një konflikt të ri.

Gjykatë i ka drejtuar Komisionit disa pyetje në lidhje konfliktin e interest që mund të ketë në gjykimin e kësaj çështje dhe të disa të tjerave që komisioni do të jap mendimin e tij bazuar në këto pyetje.

Për Gjykatën Kushtetuese, me rëndësi është edhe nëse Ligji i Vettingut është në përputhje me Artikullin 6 të Konventës Europiane të të Drejtave të Njeriut, për hetim të drejtë dhe nëse dispozitat ligjore bien ndesh me vlerësimet dhe Artikullin 8 të Konventës Europiane të të Drejtave të Njeriut, për respektimin e privatësisë së gjyqtarëve dhe prokurorëve.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy