Të paktën katër persona janë vrarë nga të shtënat me armë zjarri në shtetin amerikan të Alabamës.
Disa persona u plagosën pas incidentit në një festë ditëlindje në qytetin e Dadeville, raportojnë mediat lokale.
Të shtënat u regjistruan rreth orës 22:30 të ditës së shtunë.
Të paktën 15 persona u paraqitën në spital, pasi mbetën të plagosur nga sulmi. Ndërkaq në vendin e ngjarjes shkuan 17 ambulanca.



