
Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq duhet të heqë trupat e pajetë të "mijëra" rusëve të vrarë në sulmet e deritanishme dhe t'i kthejë ato në Rusi, thotë Ukraina.
Zëvendëskryeministrja e vendit Iryna Vereshchuk tha në një konferencë televizive "këto janë mijëra trupa të pushtuesve. Kjo është një nevojë humanitare. Ne kërkojmë që trupat e pushtuesve rusë të largohen nga territori dhe të shkojnë në Federatën Ruse”.
Ajo iu drejtua drejtpërdrejtë Kryqit të Kuq: "Bëni atë që duhet për të zgjidhur këtë problem humanitar".
Më herët, ushtria ukrainase tha në Facebook se më shumë se 3500 ushtarë rusë ishin vrarë. Rusia deri më tani nuk ka pranuar ndonjë viktimë.



