Vdes 63-vjeçarja nga Dragashi në Kosovë, numri i viktimave shkon në 27  

Vdes 63-vjeçarja nga Dragashi në Kosovë, numri i viktimave shkon në 27  

Në Klinikën Infektive sot në orët e para të mëngjesit ka ndërruar jetë 63-vjeçarja nga Dragashi.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Klinika Infektive përmes një njoftimi për media.

E ndjera ishte e infektuar me COVID-19, por gjithashtu kishte edhe sëmundje tjera.

“Në orët e mëngjesit ka ndërruar jetë pacientja e lindur me 1957 nga komuna e Dragashit, e cila veç infeksionit me COVID-19, ka pasur edhe sëmundje kronike të veshkave dhe sëmundje tjera shoqëruese”, thuhet në njoftim.

Deri më tani numri i personave që kanë humbur jetën ka arritur në 27, kurse janë shëruar 533, ndërkaq të infektuar me coronavirus janë 860.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy