
Në Shqipëri, tregu i artit nuk rregullohet me ligj. Si rezultat, vlera e çdo vepre përcaktohet nga vetë tregu. Në emisionin MCN Economy, Laureta Basha, drejtoreshë e Galerisë 70, tha se në një treg të tillë nuk ka nevojë për ndërhyrjen e shtetit.
Që të zhvillohesh në tregun e artit është e rëndësishme të kesh një backgrund me kuotime. Ne shohim artistë që prezantohen në galeri që kanë edhe kuotën e artistit. Ata janë pjesë edhe nëpër ankande.
Mesa kam dijeni nuk ka një ligj. Veprat e artit si çdo aset tjetër, vlera përcaktohet nga tregu. Një ligj që rregullon shitjen e veprave të artit mesa di unë nuk ka.
Nuk jam dakord me ndërhyrjen e shtetit.
Nuk ka statistika për vlerën e tregut të artit në Shqipëri. Në tregun gjerman p.sh. ka një përllogaritje empirike. Ekzistojnë edhe aplikacione që grumbullojnë të dhëna për artistin në treg. Që nga përfshirja në ekspozita, bienale dhe botime.



