
Forcat ruse vazhdojnë të vuajnë nga problemet morale dhe disiplinore në Ukrainë.
Është ky konstatimi i inteligjencës ushtarake britanike përditësimin e saj të fundit mbi konfliktin Rusi-Ukrainë.
Përveç lodhjes së luftimeve dhe humbjeve të mëdha, një nga ankesat kryesore të ushtarëve rusë të dislokuar në Ukrainë, vazhdon të lidhet me problemet me pagat e tyre.
Në ushtrinë ruse, të ardhurat e trupave përbëhen nga një pagë bazë modeste, e rritur nga një shumëllojshmëri komplekse shpërblimesh. Në Ukrainë, ka shumë të ngjarë që ka pasur probleme të rëndësishme me mospagesën e shpërblimeve për luftimet.
Ndërhyrja ushtarake ruse në Ukrainë nisi më 24 shkurt, duke shkaktuar humbje të mëdha në njerëz nga të dyja kampet.



