Në disa kafene në Kosovë mund të paguhet me Bitcoin. Mund të duket e çuditshme, por në Ferizaj ka vende ku produktet dhe shërbimet mund të paguhen me monedhën virtuale.
Institucionet financiare e bankare të Kosovës nuk kanë rregulla dhe ligje për përdorimin e monedhës elektronike Bitcoin.
Një nga kafenetë e Ferizajt ka futur në funksion pagesën e faturës me Bitcoin dhe monedhat e tjera dixhitale si Ripple (XRP) e Stelar (XLM).
Pronarët e lokalit u kanë thënë mediave në Kosovë se ky shërbim është ofruar në bazë të kërkesës së klientëve.
Deri më tani 3 klientë e kanë shfrytëzuar këtë mundësi.



