Njëmbëdhjetë persona humbën jetën në Kinën verilindore pasi çatia e një gjimnazi u shemb, ndërsa bëhet me dije se një tjetër ka mbetur ende i bllokuar nën rrënoja. Lajmin e bëri me dije media shtetërore këtë të hënë. Ndërtesa u shemb të dielën pak para orës 15:00 me orën lokale në Qiqihar, provincën Heilongjiang, sipas agjencisë së lajmeve Xinhua. Sipas elementeve të para të hetimit, 'perliti', një formë qelqi vullkanik, është përdorur gjatë ndërtimit të çatisë së gjimnazit. Shirat e dendur të dielën bënë që ky material të zgjerohej dhe më pas të shembet çatia. Zyrtarët e kompanisë së ndërtimit u morën në paraburgim. Aksidentet në ndërtim janë të zakonshme në Kinë, pas dekadash ndërtimi të shpejtë në vend në kurriz të rregullave bazë të sigurisë.



