Macron viziton Algjerinë mes tensionve me shtetin ish-koloni të Francës

Macron viziton Algjerinë mes tensionve me shtetin ish-koloni të Francës

Presidenti francez Emmanuel Macron do të zbarkojë në Algjeri të enjten, vizita e tij e parë në vendin që ka qenë ish-koloni e Francës, me synimin për të përmirësuar marrëdhëniet e tensionuara me kombin e pasur me gaz ndërsa BE-ja lufton për të diversifikuar furnizimet me energji larg Rusisë.

Çështjet si siguria, lidhjet ekonomike dhe energjia janë ndër më kryesoret në axhendën e presidentit francez. Sidoqoftë ka të ngjarë që vëmendjen më të madhe ta tërheqin deklaratat e tij për të kaluarën koloniale të vendit.

Algjeria ishte pjesë e perandorisë koloniale franceze për më shumë se një shekull derisa fitoi pavarësinë në vitin 1962, pas një lufte që shkaktoi një dëm të madh njerëzor dhe u karakterizua nga brutaliteti i egër, duke lënë një gjurmë në politikën dhe shoqërinë franceze.

Marrëdhëniet franko-algjeriane u krisën në fund vitin e kaluar pas komenteve të Macron mbi instrumentalizimin e supozuar të Algjerisë të ankesave të së kaluarës.
Si kundërpërgjigje Algjeria tërhoqi ambasadorin, megjithëse që atëherë të dy vendet kanë bërë njëfarë përparimi në rivendosjen e lidhjeve.

Franca synon jo vetëm të normalizojë marrëdhëniet dypalëshe me Algjerinë, por edhe të shpëtojë sferën e saj të ndikimit në Afrikë, ndërsa Rusia dhe Kina kërkojnë të forcojnë aleancat në të gjithë kontinentin.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy