
Një familje kampionësh në sportin e xhudos, ku Indrit Çullhaj është dekoruar me çmimin “Sportisti më i mirë i 2023” dhe vëllai i tij Shkurt Çullhaj me çmimin “Trajneri më i mirë i 2023”, ndanë detaje nga karriera e tyre në emisionin e mëngjesit “Zgjohu me MCN”.
Indriti rrëfeu ditën e parë në xhudo në vitin 2007, ku tha se ishte hera e parë që ka shkuar në palestër dhe atë ditë ishin të gjithë pushim, dhe vetëm ai dhe trajneri ishin, por se i pëlqyen ushtrimet e para.
I thashë vëllait u sa shumë njerëz kishte, kur erdhi ky të nesërmen, plot palestra. Çdo garë dhe aktivitet kemi qenë bashkë.
I vogël kam qenë shumë agresiv, babi donte të më fuste në palestër. Babi na shtynte shumë.
Është gjë e mirë se haheshim shumë me njeri tjetrin. U bënë gjashtë vjet që e rrah Shkurtin. Kam 16 vjet rresht kampion absolut kombëtar me të rriturit.
Që 15 vjeç fitoja dhe për moshën time dhe për të rriturit. Vëllai ishte dhe trajner në Gjermani dhe punonte dhe vëllai tjetër, më ndihmonin që të mos lija stërvitjen.
Unë nuk kam punuar kurrë, jam stërvitur gjashtë orë në ditë. Kam 135 medalje ndërkombëtare dhe ishim pjesëmarrës në lojërat olimpike të Tokios.
Kur kemi gara të mëdha dhe të vështira është shumë problem i madh se kemi dëmtime, kam krisur brinjën, shpatullën.
Për brinjën nuk e kisha problem se do ngjitej prapë, por më vinte inat se lojërat olimpike një herë në katër vjet janë.
Fëmijët i kontrollojmë nëse je keq tërhiqu, por ne duhet ta çojmë deri në fund misionin tonë. Deri para dhjetë vitesh nuk kemi pasur asnjë mbështetje, kemi ikur me lekët tona.
Federatave botërore ua paguante shteti, ndërse këtu i kemi paguar vetë. Trajneri mund ta çojë deri afër medaljes, por duhet shtysa e prindit.
Nëse në garë do shkoj 73 kg, unë jam 81 kg, unë duhet t’i humbë ato kilogramë, unë mund të humb 9 kile në dhjetë ditë. Është program intensiv.
Unë jam futur në ministrinë e Mbrojtjes prej dy vitesh. Edhe nga Komiteti Olimpik kam pasur mbështetje.
Përveç vëllezërve kam dhe një mikun tim Kristian Boçi i cili më mbështet shumë.
Ndërsa trajneri i xhudos Shkurt Çullhaj i cili stërvit fëmijët, thotë se çdo fëmijë krijon vetëbesim kur futet në palestër për xhudo.
Xhudo i ndihmon të bëhen fëmijët kampionë të mëdhenj dhe trima. Në xhudo mëson se si të biesh poshtë në tokë dhe të vetëmbrohesh. Fëmija nuk bëhet agresiv.
Pikë së pari unë kam disiplinën, nëse fëmija nuk është i disiplinuar unë i nxjerr jashtë. Të gjithë sportistët nuk flasin, kur duan të shkojnë në tualet, ngrenë dorën.
Kemi pasur dhe fëmijë problematikë dhe i kemi sjellë në vete. Indriti ka qenë më i vogël, unë gjashtë vite më i madh, atëherë e kam pas rrahur.
Ka pasur grintë shumë të madhe, tani Indriti më rreh. Indriti ka këmbëngulur që unë të kthehem nga Gjermania dhe tashmë kam palestrën time me 150 sportistë.
Në lojërat olimpike, ndeshjen e parë Indriti ishte favorit, por krisi brinjën dhe nuk vazhdoi dot. Federata Shqiptar e Xhudos nuk ka pasur fond, aktualisht e kemi mbështetjen.
Na kanë çuar në këto gara, ka ndodhur një ndryshim shumë i madh. Indriti 21 vjeç ka marrë rrogë për herë të parë në Shqipëri. Fëmijët e vegjël nuk i fus në ndeshje, se do mërziten, do vriten.
Unë stërvitjen ua kthej në formë loje. Kur shikoj që kush ka brumë që ka, apo prindër që insistojnë, aty e fus në anë teknike.
Më i vogli që stërvis është 3 vjeç. Kam mbesën time, por kur futemi në xhudo, ajo më thotë trajner, profesor.
Edhe prindërit nuk duhet t’i llastojnë fëmijët aq shumë. Unë kam një fëmijë që e kam marrë 110 kile dhe e kam çuar 81 kile.
Në palestrën time nuk ka njeri që t’i afrohet Indritit. Nuk e shoh tek asnjë sportist tjetër këtë lloj vullneti.
Ai tregoi se kur lind ai, i vdiq gjyshi nga babi dhe i vunë emrin e gjyshit Shkurt, ndërsa më parë kishin menduar emrin mysliman Luti.
Edhe sot gjysma më flasin Shkurt, gjysma Luti.



