Daçiç për ndryshimin e kufijve: Nuk mjafton vetëm Mitrovica

Daçiç për ndryshimin e kufijve: Nuk mjafton vetëm Mitrovica

Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiç, thotë se ndryshimi i kufijve, nëse vihet në zbatim, do të thotë që një Serbisë t’i bashkohet jo vetëm pjesa në veri të Kosovës, por edhe pjesë të tjera të populluara nga serbët, të cilët janë të lidhura territorialisht në Serbinë qendrore.

Duke folur për Radio Televizionin e Vojvodinës, Daçiç tha se thelbi i idesë së demarkacionit nuk është vetëm çështje e caktimit të territoreve, por edhe çështje që kanë të bëjnë me statusin e kishave ortodokse serbe dhe pronën e shtetit serb në Kosovë.

Daçiç e cilëson hipokrit qëndrimin e bashkësisë ndërkombëtare për mosndryshim të kufijve në Ballkan, sepse, siç tha ai, bashkësia ndërkombëtare "për herë të parë ka shkelur integritetin kufitar dhe territorial të Serbisë."

"Përfaqësuesit e bashkësisë ndërkombëtare thonë vazhdimisht se ne duhet të arrijmë një marrëveshje dhe kur dikush bëri një sugjerim, u gjet nën “breshërinë” e tyre. Ata i kanë parë kufijtë e dëmtuar dhe integritetin territorial të Serbisë, dhe kujtojnë se kështu duhet të vijojë", tha Daçiç.

Daçiç shprehet më tej se mbajtja ngrirë e konflikteve do të ngrijë edhe rrugëtimin europian të Serbisë.

"Kur flasim për konflikt të ngrirë në afat të gjatë, kjo mund të çojë në një sulm të armatosur në veri të Kosovës. Në këtë situatë, vendi do të jetë në një pozicion për të vendosur nëse do të hyjë në konflikt apo do ta shmangë atë. Për ne, hyrja në konflikt përfshin një konflikt me KFOR-in, i cili në masë të madhe e komplikon pozitën e Serbisë ", ka thënë Daçiç.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy