Dyshim për vepra terroriste, arrestohet motra e liderit të Hamasit

Dyshim për vepra terroriste, arrestohet motra e liderit të Hamasit

Motra e liderit të Hamasit, Ismail Haniyeh është arrestuar nën dyshimin për kontakt me operativët e grupit terrorist dhe mbështetje për akte terroriste.

Policia izraelite thotë se 57-vjeçarja është arrestuar në një kontroll të përbashkët me agjencinë e kundër spiunazhit, Shin Bet.

E dyshuara, e cila nuk është identifikuar nga policia në deklaratë, është banore e qytetit jugor Tel Sheva.

Në një deklaratë, policia tha se gjatë një bastisjeje në shtëpinë e të dyshuarës, oficerët gjetën dokumente, media, telefona dhe prova të tjera që e lidhin atë me shkelje të rënda të sigurisë.

Gruaja do të paraqitet në Gjykatën e Magjistraturës Beersheba gjatë ditës së sotme për një seancë dëgjimore për paraburgimin e saj.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy