Pipiria: Nëse del nga profesioni i ndërmjetësuesit për një shkelje nuk hyn më! Këta persona duhet të jenë të evidentueshëm

Pipiria: Nëse del nga profesioni i ndërmjetësuesit për një shkelje nuk hyn më! Këta persona duhet të jenë të evidentueshëm

Reinaldo Pipiria nga Shoqata e Ndërmjetësuesve tha ditën e sotme në emisionin MCN Economy se nëse dikush del nga profesioni i ndërmjetësuesit për një shkelje nuk hyn më as personi dhe as rrethi i tij i ngushtë.

Kemi ligjin numrin 9 që e ngre profesionin e ndërmjetësuesit. Ndërmjetësuesi merr atë rol që ka pasur, ky rol është i shenjtë, kushdo nuk respekton rregullat e lojës i hiqet licenca, s’duhet të përfshihet në transaksionet abuzive, dhe evazive.

Nëse del nga profesioni për një shkelje nuk hyn më , as ti as rrethi yt i ngushtë.

Pipiria tha se çdo ndërmjetësues duhet të jetë i evidentueshëm me emër, mbiemër , numër licence që klienti të jetë i sigurtë

Ne vlerësojmë që janë 250 zyra të ndërmjetësimit, 500 të vetëpunësuar dhe 2000 të punësuar. Po flas për pjesën e formalizuar. Duartrokasim faktin që ka një ligj që e rregullon këtë treg. Ligji parashikon që duhet të formalizohen, që çdo ndërmjetësues duhet të jetë i evidentueshëm lehtësisht, me emër mbiemër, numër licence, numër nipti, që klientët të jenë të sigurtë. Ne si shoqatë jemi aktiv për ta ngritur ne nivel tjetër.

Kemi qenë duke u konsultuar me Ministrinë e drejtësisë, duhet të përfundojë dixhitalizimi dhe do kemi komunikim tjetër me ASHK për të saktësuar aksesin. Patjetër që është i nevojshëm. Po flasim për proces pasiv, por nuk bën dot ndërhyrje. Na ndihmon dhe procesin e vlerësimit të personit që ka të drejtat reale. Duhet ta monitorojmë. Nuk shoh asnjë shqetësim se po flasim për një profesion të rregulluar që ka një kosto. Mund të shkosh në burg.

Në disa momente ne jemi duke ngritur profesionet si në Perëndim. Flitet për të lënë dhe garanci financiare.

Pipiria tha se do ishte mirë që ndërmjetësuesi të evidentohej edhe në kontratë.

Ky ligj është ndihmë. Jemi drejt mundësisë për të artikuluar me noterin. Të evidentohet ndërmjetësuesi edhe në kontratë. Jemi në një marrëdhënie më të mirë. Duhet pasur kujdes të mos ofrohet shërbim te pjesa e palicensuar. Në fund të ditës ka një palë të licensuar dhe të licensuar.

Nuk ka gjasa të rriten tarifat e ndërmjetësimit. Kërkesa për një niveli më të lartë s’do të thotë domosdoshmërisht për rritje kostosh. Network ynë është shtrirë në 7 qytete. Në një treg prej 1.5 miliardë euro. 1.6 milionë metra katrorë janë dhënë leje për 2021.

Për një fitim të shpejtë mund të zgjedhësh rrugën fatale. Profesion i ndërmjetësit ka qenë si lojë në një stadium me drita të fikura. Dritat janë ndezur dhe ka arbitër.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy