Ramush Haradinaj komenton deklaratat e Simmons-it për EULEX-in

Ramush Haradinaj komenton deklaratat e Simmons-it për EULEX-in

​Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, është intervistuar nga Politico për deklarimet shokuese të ish-kryetarit të Gjyqtarëve të EULEX-it, Malcolm Simmons, i cili, pos tjerash, deklaroi se EULEX-i për motive politike kishte për qëllim eliminimin nga skena politike të Fatmir Limajt.

Haradinaj ka thënë se “deklarimet e Simmons-it do të respektoheshin më shumë nëse do të thuheshin më herët gjatë kohës së ka shërbyer në Kosovë dhe jo në fund të mandatit të tij”, njofton Klan Kosova.

Kryeministri, që po qëndron në Bruksel, ka pohuar edhe se në stafin e EULEX-it kryesisht ka gjyqtarë të mirë, porse ka shqetësime kohë pas kohe për kualitetin e këtij misioni.

“Ka (pjesëtarë të EULEX-it) që janë të përkushtuar për rend dhe ligj. Por, ekziston shqetësimi nganjëherë për kualitetin dhe standardet që përdoren”, tha Haradinaj për Politicon.


 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy