Deputetja Ilda Dhori tha përmes një lidhje skype për edicionin e lajmeve në MCN TV se në protestën e djeshme të thirrur nga PD pati provokime nga ana e policisë.
Po ashtu ajo foli për dhunë dhe përndjekje në drejtim të saj nga gra police që sipas saj merrnin urdhra nga shefi i tyre.

"Protesta e djeshme ishte një reagim qytetar paqësor, i lajmëruar në cilat pika dhe ndoqi të njëjtin intenerar si paraardhëset. Kishte provokim nga ana e policisë, ndërkohë që ishim krejtësisht paqësor. Policia nuk priti as një orë nga fillimi i protestës dhe filloi të mësyjë duke përdorur edhe forcën në të gjitha rastet. Reagimi ishte krejtësisht i provokuar nga ana e forcave policore. Nuk kishte asnjë arsye policia me justifikimin për hapjen e qarkullimit sepse s’kishte asnjë automjet pas kordonëve të policisë që shtynin protesutesit. S’kishte asnjë arsye, ishin thjesht urdhra të marra nga eprorët e tyre, që i zbatonin në mënyrë kaotike. Nuk kishin në thelb as ligjin, as detyrën, por ishin urdhra kaotike që ndryshonin sa në një rast në tjetrin. Ishin arbitrare dhe në kundërshtim me rregullat e protestimit. Qëllimi i protestës u arrit plotësisht dhe ishte brenda parashikimeve tona, që ishte sensibilizimi qytetar dhe reagimi si opozitë. Nuk ka mëshirë ky regjim, dhe s’pati mëshirë policia dje, nuk kurseu askënd, urdhërat i merrnin nga shefi mbrapa. Shefi që merrte dhe jepte urdhra thirri disa zonja police, të cilat nuk e mendoja kurrë se do ushtronin atë dhunë ndaj një gruaje deputete. Unë s’e mbaj veten si njeri të dhunshëm dhe të rrezikshëm. Gratë police ishin goxha më agresive edhe se burrat. Unë jam përndjekur nga një grup grash police, që më rrethuan dhe më përndoqën derisa të siguroheshin që do largohesha nga protesta, gjë që s’e arritën”.



