Myla Dalbesio braktis rrobat e banjës për të brendshmet. Ajo është fytyra e “Ode to curves” dhe nëpërmjet fushatës së fundit u drejtohet grave të mësojnë ta duan trupin e vet.
Ajo ka rrëfyer historinë e vet dhe kohën që iu desh për të pranuar faktin se ka përmasa që ndryshojnë nga idealja.
Ajo thotë se jo detyrimisht duhet të mërzitesh nëse nuk ke trupin ideal.
Myla është modelja që frymëzon gratë në të gjithë botën. Ajo është prova se bukuria nuk ka të bëjë me masën e veshjeve, por me të ndierin mirë me veten.



