Ben Affleck i bëri lëmsh fansat e tij dhe të Jeniffer Lopez, kur doli xhiro me të bijën, vetëm një javë para dasmës. Violet, vajza që ai ka me Jeniffer Garner, është një kopje e së ëmës. Shumë menduan se Ben kishte dalë me ish-gruan, kur në të vërtetë brunia në krah të tij ishte e bija, 16-vjeçare.
Në foto, adoleshentja kishte syze me buzë të errëta – të ngjashme në stil me ato që mban shpesh nëna e saj – dhe një fustan të lirshëm, deri në kyçin e këmbës, kombinuar me atlete.
Affleck është bab i tre fëmijëve të aktores Garner: Violet, Serafina dhe Samuel.
Ndërsa Jeniffer Lopez ka dy fëmijë nga martesa me Marc Anthony: binjakët 14-vjeçarë Ema dhe Max.



