Autoritetet franceze shpëtuan 19 migrantë që po përpiqeshin të arrinin në Mbretërinë e Bashkuar në bordin e një varke të vogël në brigjet e Dunkirk mbrëmë, sipas një njoftimi të Prefekturës së Kanalit të la Manshit.
Operacioni u ndoq nga një helikopter i Marinës, një Cutter i Rojes Bregdetare dhe nga Shoqëria Kombëtare e Shpëtimit. Në mesin e emigrantëve kishte edhe një grua dhe dy fëmijë.
Të dielën në mëngjes ekipet e shpëtimit kishin shpëtuar gjithsej rreth tridhjetë migrantë përgjatë dy operacioneve.



