Pandemia e koronavirusit ka përfshirë edhe rajonin e Ballkanit. Vendi më i prekur rezulton Greqia me 51 viktima dhe 1 mijë e 415 të infektuar. Situata është përkeqësuar dhe në Serbi ku të prekur me covid-19 rezultojnë 1 mije e 60 raste ndërsa 28 persona kanë humbur jetën.



