
Opsioni i ri Remix i Instagram-it duket shumë si ajo që e bëri TikTok kaq të famshëm.
Platforma nisi funksionin Remix të mërkurën, përmes saj lejohen përdoruesit e Instagram-it të krijojnë "Reel-in e tyre krah një tjetri që ekziston tashmë". Është shumë e ngjashme me funksionin Duet të TikTok, i cili u lejon përdoruesve të bëjnë duet me një video të publikuar më parë nga dikush tjetër. Opsioni shumë i popullarizuar nisi një trend të ri në rrjet.
Me funksionin Remix të Instagram-it, në të cilin përdoruesit mund të kenë qasje duke shtypur menunë që ndodhet tek ‘tre pika’ të Reel që duan të ribëjnë, krijuesit mund të regjistrojnë një video të re ngjitur me atë origjinalen. Pasi të regjistrohen, përdoruesit mund të kontrollojnë volumin origjinal të videos, volumin e videos së tyre dhe të regjistrojnë një zë sipër.
Sipas një deklarate në Instagram, vetëm Reels që publikohet nga sot e tutje do të jenë në dispozicion automatikisht për Remix, por përdoruesit mund të zgjedhin të mundësojnë funksionin Remix edhe në Reels-at e vjetra.
Instagram ka konkurruar me TikTok pas rritjes së popullaritetit të TikTok gjatë dy viteve të fundit.
Burimi: Mashable
More on how to use it pic.twitter.com/IQaRtH4pUN
— Instagram (@instagram) March 31, 2021



