
Autoritetet në Venezuelë kanë arrestuar Carlos Chancellor, babanë e futbollistit të kombëtares venezueliane, John Chancellor, dhe një kundërshtar të qeverisë së Nicolas Maduro.
I arrestuari është lideri i opozitës në Tumeremo, në qytetin juglindor të Bolivarit, i cili zgjeron listën e aktivistëve dhe politikanëve që janë shënjestruar nga forcat qeveritare të sigurisë të angazhuara për të çmontuar veprimet e supozuara për të përmbysur rendin publik.
Carlos Chancellor u arrestua të mërkurën nga elementë të inteligjencës (Sebin).
“Presidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro mbështet veten me plumba dhe jo me vota”, denoncoi ish-deputetja italo-venezueliane America De Grazia.
Lajmi vjen pasi presidenti i federatës së futbollit të Venezuelës, Jorge Gimenez, u kërkoi pa sukses, lojtarëve që të përmbahen nga komentimi i situatës politike në vend.



